Napoli, krenaria e Jugut të Italisë, më i bukuri i Europës!

Aurelio De Laurentis di të jetë aktor i mirë, veçse për të derdhur lot gëzimi për këtë Napoli, nuk është e nevojshme të jesh diplomuar tek Artet e Bukura. Presidenti i klubit që kryeson Serinë A e di sesa e vështirë do të jetë të fitohet titulli, me rivalë të tillë si Juventusi dhe Interi, por gjithsesi shpreson, si dhe bën disa vlerësime të tjera.

“Sarri është i pamasë, – thotë ai për trajnerin, – është shumë serioz, por megjithatë i argëton lojtarët. Ai ka gjithçka që do të donte të kishte një trajner. Sa për skuadrën, jam i lumtur për lojën e bukur, që ndonjëherë vlen më shumë sesa titulli. Përtej titullit ekziston edhe kënaqësia për mënyrën sesi shprehesh në fushë, vlen ajo që ke diçka që ta kanë zili të tjerët, dhe që thonë se Napoli luan futbollin më të bukur në Europë”.

Gjithsesi, ADL e dëshiron ta fitojë një kampionat, të paktën një. “Sot mbrojmë vendin e parë për Napolin dhe për Jugun e Italisë dhe kjo vlen më shumë se një titull”, – thotë ai me siguri. Shpresohet që Napolit të tij t’i mjaftojnë forcat deri në fund. Trajneri Mauricio Sarri ka një parashikim për këtë garë: Titulli fitohet me më shumë se 90 pikë, por skuadrat e mëdha do të vijë momenti që do të ngadalësojnë”.

Sfidanti.al