Napoli i treguar nga polakët  ka vetëm një dritë…futbollin!

Portali polak Sportoefakty i ka dedikuar një reportazh të gjatë Napolit, qytetit, në të cilin luajnë dhe jetojnë futbollistët polakë, Milik, Zielinnski dhe Lashiski. Mënyra se si e kanë përshkruar qytetin, bën përshtypje për stilin negativ dhe injorues nga ku del edhe ekipi “partenopeo”: “ Napoli është qyteti i tretë në Itali, por për nga pisllëku nuk ka dyshim se është i pari.  Ndërtesat në këtë qytet janë sikur sapo është fikur zjarri, makinat, shpesh të maskuara me nastro, janë pothuaj të shkatërruara”.

Ajo që kanë lexuar për qytetin ku jetojnë, Milik dhe dy shokët e tjerë,sigurisht  është rrëfyer në një mënyrë shumë të zymtë, por reportazhi nuk ndalet me kaq: “  Ndërtesat duken të gjitha të shkatërruara  dhe nuk mund të jenë ndryshe, kur edhe semaforët kanë të njëjtin funksion si dritat tek pema e Vitit të Ri. Në këtë mizerie dhe dëshpërim, ka lindur bukuria që në futboll quhet Napoli.