Napoli gjen Pavoletin, për të pritur i qetë kthimin e Milik

Napoli nuk mund të presë pafund për rikthimin në fushë të sulmuesit Milik, i cili ende vuan një dëmtim dhe kështu ka transferuar Leonardo Pavoletin nga Xhenoa. Eshtë vetë klubi që ka njoftuar, se ka nënshkruar me sulmuesin Pavoleti, i cili në 44 ndeshje të luajtur për skuadrën e drejtuar nga Juriç ka shënuar 23 gola.

“Mirë se vjen Leonardo”, ka shkruar presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentis. Pavoleti i ka kushtuar Napolit 16 milionë euro dhe me mbërritjen e sulmuesit 28 vjeçar në “San Paolo”, trajneri Sarri mund të presë më i qetë kthimin e Milik.