Napoli, 6 ndeshje pa fitore, Anceloti: Një pjesë e mirë e përgjegjësisë është e imja

Napoli thelloi krizën e tij këtë të diel teksa u mposht në San Paolo nga Bolonja 1-2 duke regjistruar ndeshjen e 6 radhazi pa fitore, ndërkohë që tifozët nuk I kursyen aspak fërshëllimat në drejtim të skuadrës. Trajneri Anceloti foli pas përfundimit të ndeshjes me italianin që nuk fshihet aspak.

‘Ky Napoli nuk arrin të mbajë një nivel kujdesjeje, problem qe kishim edhe në Ligën e Kampioneve-tha Anceloti-Do të flas me futbollistët për të kuptuar se cfarë nuk shkon. Në raste të tilla është trajneri që duhet të marrë një pjesë të mirë për përgjegjësisë, duhet të gjej zgjidhjet. Nëse skuadra do të më ndihmojë, mirë, në rast të kundërt do të duhet t’I gjej vetë. Unë marr një pjesë të mirë të përgjegjësisë, por ne fushë janë lojtarët që duhet japin kontributin e tyre dhe ata po e bëjnë këtë pjesërisht. Problemi nuk është zgjedhja e futbollistëve, por e një kolektivi që nuk funksionin. Vitin e kaluar ishin të njëjtat rotacione, por kolektivi funksiononte. Momenti është negativ dhe shumë delikat, të gjithë së bashku duhet të bëjmë vlerësimet për të dalë’.

Sfidanti.al