Muriqi mbërrin tek Lacio, Verona kërkon një tjetër shqiptar!

Do të paraqitet tashmë në ekipin e tij të ri, për të filluar një aventurë më të madhe sesa më parë. Vedat Muriqi vjen tek Lacio për të provuar Serinë A, njërin nga 4 kampionatet më të fortë të botës, pasi për të u paguan 20 milionë euro, dhe iu premtua rrogë 2.5 milionë euro në sezon. Gjithsesi në Serinë A do të ketë edhe shqiptarë të tjerë këtë sezon. Andi Zeqiri kalon tek Verona që nga Lozana ku sezonin e kaluar pati 22 gola në 37 ndeshje. Zeqiri është 21 vjeç, qendërsulmues dhe ka shënuar 9 gola në 9 ndeshje për Kosovën U21.

Sfidanti.al