Mjafton  edhe një gol për të festuar kundër Xhenoas

Roma e ka nisur me fitore vitin 2017. Djelmsohat e Luciano Spallettit e mposhtën 1:0 si mysafirë Genoan, duke vazhduar kështu me formën e mirë në Serie A, transmeton Gazeta Express.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua në minutën e 36’të. Armando Izzo shënoi në portën e tij për t’ia dhuruar tri pikë mysafirëve, të cilët pas kësaj fitore ngjiten në pozitën e dytë.