Milani si autoshkollë, edhe Kaka meriton ta provojë timonin…

Ish-mesfushori i Milanit dhe i kombëtares së Brazilit, Rikardo Kaka ka deklaruar se mendon që të vijojë karrierën e tij të lidhur me futbollin, teksa e sheh veten si trajner. Ai madje ka nënvizuar se do të ishte i gatshëm të drejtonte dhe një klub si Milani. “Milani? Pse jo? Të gjithë e dinë se Milanin e kam përzemër. Gjithsesi unë kam lënë përshtypje të mira në çdo klub ku kam luajtur, ndaj mendoj se i kam kudo dyert e hapura” ka thënë kaka për “Przeglad Sporty”