Milani me Ibrën “në përjetësi”, edhe Shevçenko nxitje për titullin!

Ukrainasi e provoi kur ishte me fanelën kuqezi, ndërsa fitoi edhe trofe të tjerë, mes të cilëve Championsin. Kur edhe një kampion kaq i madh thotë që mund të bëhet, do të thotë se Milani mund ta fitojë titullin kampion. Kjo gjë padyshim duhet të bëhet me praninë e Zllatan Ibrahimoviçit që po i afrohet rekordeve të Maldinit dhe Kostakurtës, ndërsa pritet të rinovojë kontratën.

Firma pritet të vendoset për një kontratë deri në 2022, kur suedezi të ketë kaluar moshën 40-vjeçare. Që do të thotë një “përjetësi”. Përsa i përket rekordit, Ibra është aktualisht shënuesi i tretë më i vjetër i Milanit, pas Maldinit e Kostakurtës, ndërsa shënoi në moshën 39 vjeç e 29 ditë, duke lënë pas Filipo Inzagin. Maldini e ka rekordin 39 vjeç e 9 muaj e 4 ditë, ndërsa Kostakurta është ende larg pasi realizoi në moshën 41 vjeç e 25 ditë.

Sfidanti.al