Milan e fillon në gjumë me Napolin,10 minuta, dy gola!

Milan është treguar i pafuqishëm ndaj Napolit në “San Siro”, ku pësoi humbje me rezultat 1:2, që njëherit ishte humbja e pestë pas 20 xhirove në Serie A.

Djemtë e Montelas e nisën keq ndeshjen, duke pësuar dy gola pas vetëm 10 minutave, Insigne dhe Jose Maria Callejon shënuan për rezultatin e shpejtë 2:0. Para se ekipet të shkojnë në pushim, Juraj Kucka ngushtoi epërsinë në 2:1.

Në pjesën e dytë, Milani bëri paraqitje fantastike, sidomos në minutat e para kur edhe qëlluan shtyllën, por rezultati mbeti ai i pjesës së parë, 1:2 për Napolin.

Pas kësaj humbje, Milan bie në pozitën e pestë me 37 pikë të grumbulluara, tani vetëm një më shumë se Interi.