“Mëngjese lufte” tek Napoli, lojtarët marrin avokatët kundër presidentit De Laurentis!

Shkak nuk ishte Europa, por ajo që ndodhi pas ndeshjes së fundit në Serinë A. i tërbuar nga humbja në Romë, presidenti i Napolit, De Laurentis, urdhëroi izolimin e skuadrës, veçse futbollistët vendosën që të rebeloheshin. Autobusi i ekipit u detyrua të largohej bosh nga stadiumin “San Paolo” në përfundim të duelit të Championsit ndaj Salcburgut, pasi lojtarët kundërshtuan që të ktheheshin në grumbullim, në qendrën stërvitore të Kastel Volturnos.

Një vendim që mund të ketë pasoja të rënda në klubin napolitan, dhe që nuk kishte ndodhur më parë. De Laurentis duhet të marrë një vendim, ndërsa lojtarët mësohet se po këshillohen me avokatët e tyre për të ndërmarrë hapa ligjorë. Gjendja e vështirë ndikoi edhe në lojën e Napolit ndaj Salcburgut, dhe ndeshja e grupit E të Championsit nuk u arrit të fitohej. Përfundoi në barazim 1-1, me gola të shënuar nga Haland për austriakët, me penallti, dhe nga Lozano në fund të pjesës së parë për italianët.

Një sezon i tërë mund të shkatërrohet, pasi ekipi mund të dështojë në Serinë A dhe të mbetet jashtë zonës Champions, apo edhe jashtë Europës. Për të thelluar krizën vijnë edhe lajmet për trajnerin Karlo Ançeloti, që mund të largohet nga detyra, madje thuhet se mund të shkojë në Argjentinë tek Boka Juniorsi. Tekniku me përvojë u largua i heshtur nga stadiumi duke braktisur edhe konferencën për shtyp.

Sfidanti.al