Manxhukiç kushton më shumë se 90 milionë euro, shënon ai!

Një fitore komode dhe një distancë e sigurt në krye të renditjes së Serisë A. Kjo ishte përmbledhja e suksesit të Juventusit ndaj Atalantës, e cila ka një hero mbi të gjithë, Mario Manxhukiçin. Sulmuesi kroat luajti një ndeshje të madhe duke shënuar një gol dhe duke bërë shumë më tepër se kaq, si dhe duke fituar për momentin duelin me Gonzalo Higuainin. Argjentiasi vërtet u ble mbi 90 milionë euro, por hera-herës mbetet prapa gjigandit nga Kroacia. Manxhukiç, një sulmues me përvojë të madhe, që luajti për Bajernin dhe Atletikon e Madridit, mbetet një forcë e madhe brenda zonës, me shtatlartësinë, talentin dhe parametrat e tij fizikë. Juventusi, me suksesin 3-1 ndaj Atalantës në Torino, ka 36 pikë pas 15 ndeshjeve, ende pa njohur barazimin, duke qenë për momentin 7 pikë larg ndjekësve.