Maldini habitet kur e pyesin: Milan është skuadra anti-Juventus..?

Paolo Maldini, gjatë sezonit të ri të Serisë A, është përsëri pjesë përbërë e Milanit, më saktë e strukturave drejtuese të klubit milanez, por kjo nuk do të thotë se, si drejtues, ai mban rezerva, kur e pyesin dhe ai përgjigjet hapur dhe pa dilema. Legjendës së “rosonerëve” iu bë një pyetje, nëse Milani mund ta konkurrojë Juventusin në luftën për titullin e Serisë A dhe përgjigja e tij ishte e qartë, e zëshme dhe e saktë maksimalisht:
“Ne anti Juventus? Ne duhet të jemi serioze dhe ta pranojmë se ne jemi ende larg tij. Synimi ynë është që të arrijmë të futemi te katërshja më e mirë e Serisë A dhe të paraqitemi mirë në Ligën e Evropës. Projekti ynë është i rëndësishëm, por ne nuk mund të krahasohemi me Juventusin”, tha Paolo, duke shtuar:
“Ne kemi një projekt serioz që synon kthimin e Milanit në nivelin më të lartë. Ne tani duhet të kujdesemi për mentalitetin, sepse kemi djem të rinj që nuk e dinë se çfarë potenciali kanë dhe që duhet të krijojnë besim te vetja. Bisedimet me neve drejtorët do të jenë të rëndësishme për ta”, theksoi asi i padiskutueshëm i dikurshëm i futbollit italian dhe boteror.
Sfidanti.al