Luka Toni parashikon golashënuesin e Serisë A, por jo, jo.. Ronaldon

Ish-sulmuesi i Fiorentinës dhe i Bajernit të Mynihut Luka Toni bëri parashikimet e tij në prag të fillimit, këtë fundjavë, të sezonit të ri të Serisë A. Sigurisht që e fortë pritet që të jetë lufta për golashënuesin me të mirë të kësaj Serie italiane, një çmim të cilin e ka fituar edhe vetë Luka Toni në kohën e tij me Fiorentinën. Ai konsideron se gjatë këtij sezoni për këtë çmim do të luftojnë Ronaldo, Iguaini dhe Ikardi.
“Duke blerë Ronaldon, Juventusi i detyroi edhe klubet e tjerë që të tregohen më aktivë në pazarin e transferimeve. Interi ka bërë një punë me të vërtetë shumë të mirë, duke siguruar shërbimet e De Frejit dhe Asamoas që erdhën si lojtarë të lirë, si edhe të Raxha Naingolanit, Keita Baldes…”
“Higuaini, Ronaldo dhe Ikardi janë në gjendje që të shënojnë nga mëse 30 gola për sezon. Ronaldo është një superyll, kurse Higuaini dhe Ikardi janë golashënues klasi, por parashikimi im është se Pipita (Higuaini) do të dalë golashënuesi më i mirë i Serisë A”, tha Luka Toni.
Sfidanti.al