Legjenda Baxhio tregon numrat 10 të Italisë së sotme

Një nga yjet e futbollit Italian, Roberto Baxhio, ka folur me superlativa për Françesko Totin, me të cilin dikur ka luajtur, ndërkohë që beson, se Paulo Dibala është e ardhmja e futbollit. Ndërkohë që fjalë të mira ka edhe për të riun e Fiorentinës, Frederiko Bernardeski. “Bishtaleci magjik” ishte në Firencë për një ngjarje, ku dha edhe një intervistë për agjencinë Ansa. “Shumë lojtarë po bëjnë mirë me fanellën me numër 10 në shpinë. Më duhet ta urojë Totin, pasi nuk është e lehtë të arrish këtë moshë dhe të jesh vendimtar te Roma”.

Baggio ka vlerësuar talentin Dibala, që shihet si numri 10 i së ardhmes. “Dybala është e ardhmja, mendoj se ka talent të madh dhe mund të përmirësohet ende. Por pot ë njëjta fjalë mund të them edhe për Bernardeskin. Natyrisht duhet të kesh eksperiencë, por ai për momentin ka kualitetet”.