Lazio, hetohet presidenti Lotito, anulim i paligjshëm i gjobave

Presidenti i Lazios, Klaudio Lotito është vënë nën hetimin e Prokurorisë së Romës për falsifikim e mashtrim në lidhje me një sërë gjobash të anuluara në mënyrë të paligjshme. Sipas asaj që publikohet në median italiane në këtë superhetim janë të përfshirë 197 persona mes të cilëve eështë edhe ish përgjegjësi i Departamentit të Burimeve Ekonomike në Bashkinë e Romës si dhe nëpunës të tjerë.

Mësohet se hetimet janë për veprime ilegale të kryera në periudhën 2012-2014, ndërkohë që është bërë një sekuestrim preventiv për rreth 1 milionë Euro. përsa i përket Lotitos shifra e sekuestruar është 26 mijë Euro.Lotito duket se ka përdorur si makina për shoqërim automjetet që kanë pasur të regjistruar gjoba. Ndërkaq, policia ka bërë një sekuestrim preventiv edhe për shoqërinë që jep makina me qera me vlerën e 800 mijë Eurove.

sfidanti.al