Kumbulla merr 1.8 milionë euro në vit, por “namin” e bën Interi!

“La Gazeta delo Sportit” se çfarë i kishte hipur në kokë dhe kishte nisur të bënte një llogari për rrogat që marrin lojtarët rezervë në Serinë A. Pavarësisht pompozitetit, vështirë të jetë e saktë sepse mori për bazë vetëm rezervat e javës së fundit, ndonëse përsa i përket Interit pati të drejtë. Stoli i ekipit të Antonio Kontes është më i shtrenjti në Itali me një rrogë të kombinuar prej 32.3 milionë eurosh. Rekordmeni absolut “rezervist” është Kristian Eriksen që merr 7.5 milionë euro në muaj.

Marash Kumbulla, mbrojtësi i Romës dhe i kombëtares së Shqipërisë merr 1.8 milionë euro në sezon, ndërsa romanët janë në vend të katërt në këtë renditje me 13.3 milionë euro në total për stolin. Më nga afër, Interin e ndjek Juventusi me 30.5 milionë euro rrogë, ku përfshihen Bufon, Kielini, Bernardeski, Rabio, Ramsej, Morata dhe Kulushevski. Milani është i treti me shumë më pak, 17.9, veçse edhe kjo shifër është me “inflacion” të madh përderisa në stol herën e fundit ishte Ibra që fiton 7 milionë euro në vit.

Sfidanti.al