Kulushevski, suedezi në mes të dy idhujve Ronaldo e Ibrahimoviç

Janë dy nga ata që mund të quhen rivalë për njëri-tjetrin dhe padyshim antipatikë. Gjithsesi, është dikush që i lidh figurat e Kristiano Ronaldos e Zllatan Ibrahimoviçit, dhe ky dikush quhet Dejan Kulushevski, sulmuesi që vjen nga Suedia e Ibrës dhe që luan tek Juventusi i CR7-ës. Jo vetëm kaq, por Kulushevski është bërë tepër i rëndësishëm këto ditë pasi Juventusi nuk ka dy “gurë” të “mozaikut” Ronaldo-Dibala-Higuain. Ky i fundit është larguar për në SHBA, ndërsa Paulo është i dëmtuar, kështu që për ndeshjen e sotme në orën 20:45 ndaj Sampdorias në Serinë A, trajneri Pirlo ka në dispozicion vetëm Kristianon dhe Kulushevskin. Gjithsesi, këta të dy ndihen shumë mirë me njëri-tjetrin dhe mediat italiane nuk shkruajnë më CR7, por CRK. Vetë Kulushevski thotë se “benzina ime është Ronaldo”, ndërsa thekson se “idhulli im është Ibrahimoviç, ai që na ndihmoi shumë ne suedezëve për të ardhur në Itali”.

Sfidanti.al