Kristof Piontek, njeriu që po ndjek Messin për golat e shënuar

Kristof Piontek nuk di të ndalet përpara portave kundërshtare në këtë sezon pavarësisht fanelës se ka veshur apo  që po vesh. Në ndeshjen e së premtes ndaj Empolit, sulmuesi polak shënoi sërish duke hapur rrugëbn e fitores 3-0 të Milanit që i afrohet akoma më shumë Interit për vendin e tretë të klasifikimit.

Në këtë sezon Piontek është në kuotën e 26 golave të shënuar në 27 ndeshje, 19 gola të shënuar me fanelën e Xhenoas dhe 7 me atë të Milanit. më mirë se ai deri tani ka bërë vetëm Lionel Messi me 30 gola të shënuar në 31 ndeshje, por argjentinasi i Barcelonës ka edhe 2 kompeticione më shumë në këmbët e tij, Superkupën e Spanjës dhe Ligën e kampioneve.

Por historia e Piontek nuk mbyllet këtu. Polaku bëhet futbollisti i 10 në Serinë A që shënon të paktën 4 gola brenda një sezoni në Serinë A me 2 skuadra të ndryshme. Shënjestra e radhës e polaktu tani bëhet rekordi i Oliver Birof në vitin 1998 me sulmuesin gjerman që në atë kohë arritit të shënojë në të 4 ndeshjet e tij të para si titullar.

sfidanti.al