Konte thotë se Juventusi do të tregojë nëse Interi është për titull!

Jo thjesht për të mbrojtur veten, por në radhë të parë për të thënë të vërtetën. Interi ka gati 10 vjet që nuk fiton trofe të mëdhenj, dhe Antonio Konte nuk harron ta theksojë këtë ndërsa mendimet tani janë që të gjitha për duelin e madh në fushën e Juventusit. Çfarë do të bëjë skuadra zikaltër, për të cilën nuk është se lejohen rezultate negative, sidomos pas humbjes në fushën e Lacios.

“Kjo ndeshje e së dielës do të jetë shumë e rëndësishme, – pohon Konte, – sepse në fund të këtij cikli do të kuptojmë sesa na mungon për të qenë në nivelin që do të na lejonte të fitonim trofe. Është e drejtë që Interi të pretendojë për të fituar trofe në çdo garë ku merr pjesë, ndonëse në gati 10 vjet nuk ka fituar asgjë. Të fitosh nuk është asnjëherë shumë e thjeshtë, shumë nuk dinë se çfarë rruge të ndjekin për t’ia dalë”.

Sfidanti.al