Konte të jesh i qetë, Lukaku, De Vraj e Brozoviç pushim në kombëtare!

Ky ka qenë shqetësimi më i madh i sezonit për Interin, pra lodhja e futbollistëve kryesorë. Antonio Konte bëri “gërr-mërr” edhe me drejtuesit e tij, pas humbjes së hidhur në Dortmund, por duket se këto ditë fati i ndihu. Romelu Lukaku (luajti vetëm ndaj Rusisë, në foto), De Vraj dhe Marcelo Brozoviç u lanë pushim nga trajnerët e kombëtareve përkatëse, të Belgjikës, Holandës dhe Kroacisë. Kjo do të thotë se nuk pati dëmtim, por as lodhje për ta, ndërsa cilësohen si “shtyllë” për Interin.

Konte po përgatitet për serinë e fundit ë gjatë me 7 ndeshje deri në fund të vitit, saktësisht deri në Krishtlindje, pra në rreth një muaj. Më pranë janë duelet ndaj Torinos në Serinë A dhe Sllavias së Pragës në Champions, ndërsa kundër ekipit “granata” mungojnë Sensi, Galiardini dhe Asamoah.

Sfidanti.al