Konte: 6 pikë diferencë me Juven janë shumë, kemi bërë gabime!

E di mirë se ky Inter është një ndërtesë në punë e sipër, por duke qenë prej “sojit të fituesve” nuk dëshiron të kënaqet me vendin e dytë. Fitorja 4-0 në fushën e SPAL-it i dha mundësi zikaltërve të linte pas të gjithë rivalët, me përjashtim të njërit, dhe trajneri Antonio Konte (duke iu drejtuar më shumë vetes) e sheh gotën gjysmë bosh, dhe jo gjysmë plot. Pra, për ambicien e tij, është më negativ fakti që Interi ndodhet 6 pikë prapa Juves, sesa që milanezët  u ngjitën nga vendi i katërt në të dytin, për dy javë.

“Ishte e rëndësishme të fitonim për të dhënë një provë vazhdimësie, – tha ai, – fitorja vlen sepse mbyllëm diskutimin Champions, fituam më shumë besim dhe dëshirë. Nuk ishte e lehtë që të fitohej qoftë edhe ndaj SPAL-it. Ngushtuam diferencën me atë që është përpara nesh, por 6 pikë janë sërish shumë. Gabimet që bëmë në të kaluarën, rrezikojmë t’i paguajmë me një çmim të shtrenjtë”. Konte vlerëson lart Kristian Eriksenin, por i jep një mesazh: “Nuk duhet të jetë i turpshëm, duhet të ndryshojë shpejt, për të tjerat është shumë mirë”.

Sfidanti.al