Këta të sotmit janë futbollistë Instagrami! E thotë bukur Bobo Vieri…

Ish-sulmuesi i njohur italian Kristiano Vieri i përdor mjaft rrjetet sociale që të komunikojë me dashamirët e tij, duke komentuar zhvillimet e fundit në fushën e futbollit. Kështu, ai bëri një deklaratë interesante sesi Instagrami dhe Twitteri i ndihmojnë futbollistë e sotëm, sidomos sulmuesit.
Bobo Vieri që ka një popullaritet të madh dhe që dikur konsiderohej sulmuesi më i mirë në Serinë A, ka arritur në konkluzionin se futbollistët në kohën e tij e kishin shumë më të vështirë që të shiteshin në ndonjë klub të madh.
“Sot, nuk është nevoja që të shënosh 30 gola, nuk është nevoja që të shënosh gol çdo fundjavë. Juve ju duhet vetëm një Instagram i mirë që të shisni veten. Më parë, kur nuk shënoje dot gol, mbylleshe në dhomë dhe shihje video gjithë ditën se ku kishe gabuar që të përmirësoheshe. Kurse tani punët kanë ndryshuar, ju mund ta shisni veten përmes Instagramit dhe Twitterit. Brezi im vuante, kur nuk shënonte dot gol dhe e kam fjalën në radhë të parë për sulmuesit”, deklaroi Bobo Vieri në “Radio Dixhej”.
Sfidanti.al