Kapiteni Hamçik dhe princi Insinje, në garën e fantazmës në fushë

Kapiteni i Napolit, Marek Hamçik ka konfirmuar edhe një herë në stadiumin e Juventusit tendencën negative në ndeshjet delikate. Sa herë që tensioni është i lartë, kapiteni fiket dhe klasi i tij nuk pikaset në fushë.  Do të ishte ngushëlluese për Napolin, sikur të ishte sëmundje që vuan vetëm Marek, por, edhe Insinje  nuk e ka jetën më të bukur. Kapiteni dhe princi  janë futur në një garë pa shkëlqim në këtë fillim kampionati.  Zhgënjyes dhe aspak deçiziv Hamçik edhe në Torino,  dritë e fikur dhe inatçor në momentet kur ndërrohet, Insinje.

Si një fantazëm që po e ndjek prej vitesh, kapiteni Hamçik persekutohet nga një tendencë negative, sa herë që në Napoli presin të shfaqet universi i tij. Në të kundërt, dhe në Torino, Marek nuk arriti të gjente një veprim inteligjent, me të cilin ka mësuar admiruesit dhe besnikët e tij.  Sa më shumë të ndiqje lojën e tij, aq më shumë kuptoje se ishte zhytur në një trill mediokriteti.

Dorë për dore, kështu thonë në Napoli, janë kapur bashkë me Insinjen në këtë fillim kampionati tepër zhgënjyes. Princi  Insinje kapet me preshë në duar sa herë që trajneri Sarri e ndërron nga fusha. Kjo ndodhi në minutën e 54, ku foli nëpër dhëmbë dhe trajneri ka paralajmeruar: “ Është mirë ta qep gojën dhe të mos flasë kur zëvëndësohet”. Edhe pse kritika e mbron Insinjen duke theksuar se ishte i vetmi që vertikalizonte në fushë, Sarri nuk merr në konsideratë  ato që vijnë me pikatore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *