Juvja lutet të mos ketë pozitivë të tjerë, autoritetet gati të bllokojnë!

Agjencia Shëndetësore e Torinos nuk e përjashton mundësinë që të mos lejojë kampionët e Italisë që të shkojnë drejt Milanos për ndeshjen e Serisë A ndaj Milanit. Në çdo rast, autoritetet janë gati të ndërhyjnë, ndërsa testimet do të vazhdojnë tek Juventusi deri në orët e drekës së ditës së sotme. Deri tani kanë dalë pozitivë me Kovid 19, Aleks Sandro dhe Kuadrado që do të jenë mungesë nëse ndeshja do të luhet. Ende nuk janë kushtet për ta quajtur Juven “vatër koronavirusi” dhe në situatën e sotme sfida ndaj Milanit do të luhet. Gjithsesi, rreziku mbetet, ndërsa trajneri Pirlo e di se do të ketë mungesa dhe pikërisht ata që janë me Kovid 19.

Sfidanti.al