Juventusi synon lart, ndaj shkon edhe poshtë në ligën e 3-të italiane!

Juventusi do të bëhet klubi i parë italian që do të ketë ekipin e vet B në konkurrim në ligën e 3-të italiane, më saktë në Serinë C.
Duke qenë se presidenca e Serisë C i refuzoi kërkesat e Pratos dhe të Komos që ato të konkurrojnë në këtë seri, Juventusi B bashkë me Barin, Çezenën dhe Avelinon do të luajnë në vend të tyre në Serinë C.
Komisari për “situatat e jashtëzakonshme” ne federatën italiane të futbollit, Roberto Fabriçi, vuri në dukje me këtë rast se as Komo dhe as Prato nuk i plotësonin kushtet që të luanin në Serinë C, kështu që prandaj edhe u refuzuan kërkesat e tyre.
Në këtë mënyrë, lojtarët rezervë dhe të rinj të Juves do të kenë mundësinë që të luajnë në Serinë C, ndërkohë që edhe në vende të tjera të Evropës klube të mëdhenj kanë ekipet e tyre B ose C që konkurrojnë në liga më të ulta.
Sfidanti.al