Juventusi merr një dhuratë në fund, a e kuptoi Alegri

Massimiliano Allegri ka thënë se skuadra e tij ka luajtur një ndeshje shumë të mirë ndaj Milanit.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka lavdëruar paraqitjen e lojtarëve të tij, pas fitores 2:1 ndaj Milanit.

Por, ai tha se pavarësisht se fati i këtij kampionati është në duart e tyre, ende ka shumë rrugë për të bërë.

“Ne kemi luajtur shumë mirë. Fati është në duart tona, por kampionati është ende shumë i gjatë”, tha trajneri italian.