Juventusi e ka marrë për këtë, Sarri dy vjet pa humbje në Europë!

“Zonja e Vjetër” kërkon Championsin, trofeun e tretë në garën më të madhe të klubeve në botë, diçka që e ka fituar vetëm me Xhovani Trapatonin (pas finales tragjike të “Hejselit”) dhe me Marçelo Lipin në “Olimpiko” të Romës. Sot në stol është Mauricio Sarri, një nga trajnerët e shumtë të një klubi të lavdishëm si Juventusi, dhe shpresat janë që ai mund t’ia dalë, për herë të parë që nga 1996-ta, pra pas 24 vjetësh.

Bilanci i Sarrit në kontinent nuk është aspak i keq, madje ai ka dy vjet që nuk mundet. Në 22 shkurt 2018 fitoi 2-0 në Gjermani ndaj Lajpcigut në Ligën e Europës, por Napoli i tij u eleminua pas humbjes 1-3 në ndeshjen e parë. E pra, që nga 15 shkurt e deri më sot, trajneri napolitan nuk është rrëzuar më duke pasur vetëm fitore e barazime. Sezonin e kaluar fitoi Ligën e Europës me Çelsin, duke mundur 4-1 Arsenalin në finalen e luajtur në Baku të Azerbajxhanit. Juventusi shpreson që kjo të vazhdojë, ndërsa këtë mesjavë ndeshet me Lionin në turin e dytë të Championsit.

Sfidanti.al