Juventus, thuaj cili do të jetë sulmuesi yt i ri, Suarezi, Xheko apo Kavani?!

Mund të jesh rekordmene absolute në Itali, dhe mund të jesh edhe dy herë kampione e Europës. Për momentin, edhe vetë Juventusi i madh nuk po mundet ta fitojë atë që do, dhe do të duhet të kënaqet me atë që do të mund të marrë. Kampionia e Serisë A po ndesh vështirësi të mëdha për të sjellë në ekip Edin Xhekon, sulmuesin e Romës dhe njërin nga më të mirët në futbollin italian. Po ashtu, duket se do të jetë e vështirë të merret Luis Suarezi, ndonëse palët kanë arritur një akord. Së pari duhet bindur Barcelona. Së fundi, në media ka dalë emri i Edinson Kavanit si alternativë për sulmin, por për këtë duhet kaluar rezistenca e Gremios së Brazilit. Gjithsesi, cilido prej tyre të bashkohet me ekipin e trajnerit Pirlo, flitet për yje në perëndim e sipër. Xheko është 34 vjeç, Suarezi 33 dhe Kavani po 33!

Sfidanti.al