Juventus, për Bufon asgjë s’eshtë mbyllur, në shënjestër rekordi I Maldinit

Pas një disfate të madhe, jeta të jep një tjetër mundësi pë rtë rigjetur buzëqeshjen. Në rastin e Xhanluixhi Bufon, mundësia quhet Juventus që është kthyer tashmë në familjen e tij të dytë dhe ku me shumë mundësi ai do të marrë një rol drejtuesi. Pas ndeshjes së Italisë me Suedinë, Buffon, nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë të madhe, do të largohet nga futbolli i luajtur, por përpara se  të bëjë këtë, 39 vjecari do të kërkojë të kalojë disa rekorde.

Njëri prej tyre është në aspektin personal dhe ka lidhje me numrin  e ndeshjeve të luajtura në Serinë A dhe në  shënjeshtër në këtë pikë është Paolo Maldini që ka 647 ndeshje të luajtura në kampionatin Italian. Bufon do të duhet të zbresë në fushën e lojës në 21 sfida nga 26 që kanë mbetur për këtët sezon per te thyer rekordin e Maldinit.

Por jo vetëm kaq, portieri i Juventusit do të kërkojë që këtë vit të fitojë edhe titullin e tij të 9 në Itali që do të përbënte një tjetër rekord, ndërkohë që ëndrra e tij e madhe është suksesi i parë në Ligën e Kampioneve.

Sfidanti.al