Juventus, duhet Tiago Silva për t’u bërë si Reali e Barça!

Ky është mendimi i shefit të transferimeve te kampionët e Italisë. Bepe Marota jo vetëm po mendon për Tiago Silvën, mbrojtësin me klas të Brazilit, por edhe ka guximin ta thotë hapur. “Është një lojtar i jashtëzakonshëm, – thotë Marota, – nuk e di sesa do të bindet Paris SG ta lëshojë në të ardhmen, por ne duam të përfitojmë. Kjo më kujton shansin që patëm për Pirlon, që fillimisht i dha si i marrë fund, por që ne e morëm me kosto zero dhe shkëlqeu përsëri”.

Pirlo u mor pikërisht nga Milani, dhe Marota ua kujton gafën Galianit e Berluskonit, ndërsa Juventusi i tij shkon të luajë sonte ndaj kuqezinjve në “San Siro”. Edhe Tiago Silva ishte lojtar i Milanit, dhe u shit tek PSG-ja në 2012 ashtu si Zllatan Ibrahimoviç, në një operacion që kushtoi 65 milionë euro.

Marota dhe Alegri besojnë se Juventusi vërtet ka një skuadër të madhe, me lojtarë të shkëlqyer në çdo repart, që nga Bufon në portë, deri tek Higuain në sulm, por i mungon diçka për të qenë po aq “qiellor” sa Barcelona apo Reali i Madridit. Ardhja i kapitenit të Brazilit dhe yllit të PSG-së mund ta afronte ndjeshëm me spanjollët.

B. Kuka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *