Juve-Napoli, jo për të lindurit në Kampania, shpërthejnë polemikat

Juventus-Napoli është supersfida e javës së dytë të Serisë A italiane që do të luhet në 31 gusht, por duket se ajo ka nisur përpara kohe, madje me polemika të shumta. Në faqen zyrtare të bardhezinjve është publikuar një njoftim ku theksohet se ndalimi i shitjes së biletave zgjerohet dhe vlen edhe për tifozët që kanë lindur në Rajonin Kampania, dicka që nuk ishte pare kurrë dhe në dy sezonet e fundit kushti ishte vetëm për ata që banonin në Kampania.

Ky vendim nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e Napolit që banojnë në atë zonë dhe në rrjetet sociale kanë shpërthyer polemikat. Cështja është hapur tashmë dhe ajo që i hodhi benzinë zjarrit ishte Kuestura e Torinos që mohoi arritjen e një marrëveshjeje me drejtuesit e Juventusit në lidhje me këtë cështje.

Por Juventus nuk heq dorë nga qëndrimi i tij dhe nëpërmjet një komunikate të publikuar në platformat e tij sociale konfirmon vendimin e marrë për të mos u shitur bileta të sfidës Juventus-napoli personave të të lindur në Kampania

Sipas Flavia Sorrentinos, e deleguara në Administratën e qytetit ky vendim i marrë nga juventusi është një diskriminim territorial dje social. Sipas saj është dicka shumë e rëndë që një klub sportiv bën seleksionim të publikut për biletat duke përdorur faktorin arbitrar që ka të bëjë me vendlindjen e personave. Ajo shtoi se të kesh lindur në Napoli e të jesh nga Kampania nuk është mungesë nderi dhe duket sikur ekziston vullneti për të legjitimuar një mesazh racizmi që ka për qëllim të godasë të gjithë ata persona meridionalë që jetojnë në Torino.

sfidanti.al