Juve, dëgjo një ish-president: Rokada Dibala–Kulibali – ideale!

Këtë uikend në kampionatin italian do të zhvillohet ndeshja derbi mes Napolit dhe Juventusit. Në prag të kësaj ndeshjeje të rëndësishme, u prononcua edhe ish-presidenti i Juves Xhovani Koboli Xhili, sipas të cilit Juventusi dhe Napoli do tëbënin mirë që tërealizonin një shkëmbim Paolo Dibala – Kalidu Kulibali”:

“Kam mendimin se Dibala ka nevojë për një përvojë të re dhe Napoli do të jetë një ekip i mirë për të. Kurse unë, po të isha në vend të Juventusit, do të bëja gjithçka që ta merrja Kulibalin”, vuri në dukje Xhili.

Sfidanti.al