Ish-Portieri bukurosh i Juventusit: Ikja e Bonuçit nuk është tragjedi

Transferimi i Leonardo Bonuçit nga Juventusi te Milani rival ka ngjallur reagime nga më të ndryshme në Itali. Midis shumë të tjerëve, reagoi edhe Stefano Takoni, portieri legjendar i Juves që duket se nuk është prekur shumë nga largimi i këtij mbrojtësi të shkëlqyer. “Juventusi, gjithnjë, ka pasur portierë dhe mbrojtës të mirë, kështu që nuk është ndonjë tragjedi e madhe që po ikën Bonuçi. Dhe, duke pasur parasysh, se te neve do të vijnë De Shiljo dhe Romanjoli, del se Juventusi do të freskohet në mbrojtje. Futbollistët ikin e vijnë, por brendi i Juventusit mbetet. ‘Biankonerët’ kanë disa opsione, momentalisht, këtu janë edhe Rugani dhe Kaldara”, tha Takoni që ka qenë portier i Juves gjatë viteve 1983-1992.

Sfidanti.al