Interi nuk heq dorë nga tradita, vezë e miell në ditëlindjen e Padelit!

Në futbollin e milionerëve traditat e dikurshme nuk shihen edhe aq me sy, ndërsa festime të tilla ditëlindjesh janë më shumë punë shkollarësh. Gjithsesi, tek Interi shkojnë “sipas të vjetrës” dhe kjo u duk në mënyrën sesi zikaltërit i uruan ditëlindjen portierit rezervë, Daniele Padeli. Ky i fundit mbushi 32 vjeç dhe u trajtura sipas traditës që vazhdon me breza.

Shokët e skuadrës i hodhën vezë dhe miell në kokë, diçka që Padeli e provoi për herë të parë, sepse erdhi nga Torino pikërisht këtë verë. Lideri i festës ishte, padyshim, kapiteni Mauro Ikardi, ndërsa bashkë me të edhe Marselo Brozoviç. Gjithsesi, Padeli nuk është i vetëm, pasi më herët gjatë sezonit u uruan kështu edhe D’Ambrozio dhe Vesino.

Sfidanti.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *