Interi ka “thesar” për Pogbanë, por Juvja e hodhi hapin e parë!

Nuk dihet se çfarë do të zgjedhë francezi për të vazhduar karrierën, por e qartë është se admiruesit nuk i mungojnë. Përtej Mançester Junajtidit, që dëshiron ta mbajë, janë edhe Juventusi, Interi, Reali dhe Paris SG. Dy skuadrat italiane, sipas lajmeve nga “La Gazeta delo Sporti” kanë nisur veprimet, të paktën juventinët.

Sipas, të përditshmes së Milanos, Interi ka një “thesar” të vënë në dispozicion nga presidenti Çang, ndërsa Juventusi është pak më konkret, duke qenë se është gati të japë Ramsejn dhe Dagllas Kostën, pse jo edhe ndonjë si Miralem Pjaniç apo Bernardeski. Reali dha vjet 150 milionë euro, por Junajtid nuk pranoi, por gjithsesi këtë vit duket se e ardhmja e Pogbasë do të vendoset.

Sfidanti.al