Interi ka lajthitur..shikon ëndërra me Mesin

Interi ka hyrë në garë për transferimin e Lionel Messit nga Barcelona .Drejtuesit e ri të Interit po mendojnë të sjellin përforcime të mëdha në Inter.

Sipas Corriere dello Sport, Inter ka shfaqur interesim për transferimin e Lionel Mesit nga Barcelona.

“Ëndrra është Leo Mesi, dhe nganjëherë ëndërrat bëhen realitet”, ka thënë presidenti i Pirellit, sponsorit kryesor të Interit, përcjell Express.

Mesi ka kontratë me ekipin nga Camp Nou deri në vitin 2018, por deri më tani ende nuk ka nisur negociatat për vazhdimin e saj.

Kjo situatë ka bërë që klube të mëdha evropian, si Manchester City dhe Paris Saint-Germain, të vihen pas argjentinasit.