Interi, aty ku secili luan për qejfin e vet! E thotë Luizito Suarez

Edhe pse Inetri ka fituar me Xhenovën, ish-Topi i Artë, Luizito Suarez ka komentua në Nova Stadio lojën e Interit duke pickuar me stilin e tij: “ Mendoj se problemi i Interit është se shumë futbollistë janë mbivlerësuar. Të gjithë thonë se ka futbollistë të mirë në ekip, por kur shkojnë në fushë dhe i shikon…nuk shihen”

Luizito është tipi që kur flet e ndryshon dozën: “ Nuk jap këshilla se tani nuk jam më në ato kushte, por Piolit do t’i thoja se  në fillim duhet të bëjë Interin që të luajë në unitet. Kur dikush e humbet topin, atëhere shoku më pranë duhet ta ndihmojë, vetëm kështu krijohet sintonia për të gjetur në vazhdimësi fitoret. Interi nuk është i tillë. Secili luan për llogari të vet dhe në këtë mënyrë shfaqen më pak të zot”.

Sfidanti.al