Inter, tifozët ende kundër Ikardit: Është i dëmshëm për grupin

‘Një futbollist me këtë lloj karakteri sipërfaqësoes, nuk mund të jetë pjesë e së ardhmes së Interit. Është i dëmshëm për grupin’-ky është mesazhi i tifozëve të Sektorit të Veriut të Interit i publikuar në rrjetin social Facebook nëpërmjet të cilit sulmonin sërish sulmuesin argjeninas.

‘Kërkuam ta shpjegonim në të gjitha gjuhët-shkruhej në mesazh i tyre-askush nuk i vë në diskutim aftësitë teknike e sportive të numrit 9, problemi është dhe do të jetë gjithmonë i lidhur me profilin psikologjik dhe te sjellja në drejtim të grupit që nuk mund dhe nuk do të mund të ndryshojë kurrë. Rastet e humbura për të vendosur paqen me skuadrën dhe tifozët vërtetojnë se për të mirën e të gjithëve, një futbollist me atë karakter sipërfaqësoes  nuk mund të jetë pjesë e Interit të së ardhmes. Kur edhe media që asnjëherë nuk ka shfaqur simpati për Sektorin e Veriut, opranon që personazhe të tillë mund të jenë të dëmshëm për grupin, atëherë urojmë që edhe disa vlerësues që nuk i bëjnë mirë Interit, të fillojnë të hapin sytë. Interi për atë që di ta respektojë’.

sfidanti.al