Inter, mesazhi ne ngjyrat bardhezi i Ikardit: Ju lumte djem, bete nje pune fantastike!

E ndoqi ndeshjen nga stoli, beri nxemjen per t’u aktivizuar kur rezultati ishte ne pikepyetje dhe u ul serish ne stol kur Interi siguroi 3 piket me Beneventon. Mauro Ikardi edhe kete radhe nuk luajti, por shijoi atmosferen e San Siros.

Ne te vertete argjentinasi ishte aktiv me inkurajimet e tij ndaj skuadres apo dhe festimet e tij per golat. U soll si kapiten dhe u shfaq nje lider i vertete. Perqafoi Ranokian pas golit te dyte dhe me heret kishte bere te njejten gje edhe me Brozovic duke shuar polemikat e diteve te fundit.

Keshtu, pas nje jave te turbullt  ku u shfaqen dyshimet per te ardhmen, gjendjes se tij fizike, per dyshimet mbi deshiren e tij per te rinovuar me Interin, Ikardi deshi te shfaqe ne rrjetet sociale paqen dhe normalitetin.

‘Te lumte Skri, te lumte Andre. Ju lumte te gjitheve! Ju lumte vellezer! Nje pune e madhe si skuader, te vazhdojme keshtu-shkruante Ikardi ne Instagram, mesazh ky qe shoqeroi nje foto te festes se lojtareve e publikuar ne ngjyrat bardhezi kete radhe per t’i dhene tone artistike. Nderkaq Interin e presin sfida te medha me Milanin, Napolin e Sampdorian.

Sfidanti.al