Inter, Luis Figo tregon: Roberto Mancini më ka poshtëruar

Ditën e 46 vjetorit të tij të lindjes Luis Figo, rikthehet prapa në kohë dhe kujton ardhjen e tij te skuadra e Interit në vitin 2005 duke treguar disa detaje të panjohura të karrierës së tij te zikaltrit.

‘Vija te Interi pas një momenti të vështirë te Reali i Madridit dhe gjeta një familje-rrëfen ish futbollisti i përfaqësuseses portugeze-ishte një zgjedhje kurajoze, pasi Interi nuk fitonte prej kohësh. U binda pas një takimi me Massimo Moratin që ishte si një baba për mua’.

Por për Figon jo gjithcka shkoi vaj. Portugezi foli për problemet në raportet e tij me trajnerin e Interit të asaj kohe, Roberto Mancini duke i uruar këtij të fundit edhe suksesin në stolin e përfaqësueses italiane.

‘Mancini ishte ndoshta personi që më ka poshtëruar më shumë-vijoi Figo-i uroj më të mirën. tani ai ka një pozicion të rëndësishëm në futbollin italian dhe shpresoj që Të Kaltrit të gjejnë drejtimin e duhur e të bëjnë sërish sa më mirë’

Luis Figo foli për Interin e atyre viteve, por edhe për skuadrën aktuale.

‘Kam pasur fatin që të punoj me Interin në një moment të rëndësishëm të tij përsa i përket nivelit si skuadër dhe fitoreve-tha Figo-ishim shumë të fortë dhe unë isha shumë i lumtur për vendimin që mora. përsa i përket situatës aktuale, shpresoj që skuadra të jetë kthyer në atë rrugë. tani është e vështirë të dish se deri në cfarë pike Suning e njeh dhe po investon në skuadër. Një gjë është të jesh italian e të njohësh mirë të gjitha mekanizmat, një gjë tjetër është që të vish e të nisësh cdo gjë nga e para. Por unë kam besim se Interi do të kthehet të fitojë  dhe të jetë i organizuar mirë’.

sfidanti.al