Inter, humbja nuk kaperdihet, Brozovic: Humbja jone, nga gjera qe s’kane te bejne me lojen

Te Interi ende nuk eshte kaperdire humbja dramatike me Juventusin te luajtur mbremjen e se shtunes. Arbitri Orsato mori disa vendime shume te diskutueshme qe kane irrituar jo pak tifozet e sidomos futbollistet e Interit.

Eshte Brozovic ai qe ka shfrytezuar rrjetet sociale per te shperthyer te gjithe zemerimin e tij per ate çfare ndodhi me San Siro. ‘Dhame shpirtin, dhame zemren-shkruante Brozovic ne Instagram-ky Inter nuk humbi. Rezultati ishte fryt i gjerave qe nuk kane te bejne me ate qe dhame ne fushen e lojes. Gjithmone Forza Inter!’.

Mesazhin Brozovic e kishte shoqeruar me nje foto te koreografise se tifozeve zikalter me te cilen thumbonin Juventusin ku dukej Pinoku te cilit i zgjatrj hunda si per t’iu referuar titujve te Serise A, Serise B dhe finaleve te Liges se Kampioneve.

Sfidanti.al