Inter, a do t’i falesh sërish Ikardit e Vesinos për Championsin?!

Sezonin e kaluar ishin këta të dy që shënuan golat e fundit, ata që siguruan kualifikimin për në Ligën e Kampionëve. Mauro Ikardi dhe Matias Vesino realizuan ndaj Lacios në “Olimpiko”, ndërsa janë dy lojtarët që kanë shënuar më shumë gola në ndeshjen e fundit të sezonit në Serinë A, plot 4 të tillë.

A do të mendojë sërish trajneri Luçiano Spaleti që të hedhë në fushë këtë dyshe, për të realizuar golat e fitores ndaj Empolit, sukses që do ta siguronte Championsin për të dytin sezon radhazi. Ikardi, këto kohë, nuk ka qenë zgjedhje e parë, dhe dihet mirë se përse, ndërsa më tepër trajneri është mbështetur tek Lautaro Martinez. Gjithsesi, përvoja vlen dhe statistikat nuk gënjejnë. Të shohim ç’do të bëjë Spaleti, ndërsa klubi i bën thirrje tifozëve që të mbushin plot e përplot “San Siron”.

Sfidanti.al