Imobile, ç’të duhet Napoli i sotëm në krahasim me Lacion?

Titullin ndoshta nuk e fiton dot, por gjithsesi një vend në histori me skuadrën e sotme mund t’ia bëjë vetes. Çiro Imobile është një hero iLacios së Inzagit, golshënuesi më imirë iSerisë A dhe pretendent për Këpucën e Artë të Europës, por lajmet nga Italia janë që ndoshta, ndoshta, mund të shkojë tek Napoli. Agjenti itij, djali iLuçiano Moxhit, Alesandro, pyetet për këtë gjë, dhe përgjigjet në mënyrë enigmatike se “unë e kam thënë mendimin tim, dhe është e kotë të flas, Çiro ka kontratë të gjatë dhe kushdo që e dëshiron duhet të flasë me Lacion”.

Pra, diçka paska “luajtur” prapa perdeve, ndonëse për momentin asgjë nuk ka ndodhur. Napoli, padyshim, është një klub irëndësishëm në Itali, madje vitet e fundit më irëndësishëm sesa Lacio, por për momentin të besuarit e Gatuzos dhe Aurelio De Laurentisit po kalojnë vështirësi, ndërsa Lacio po fluturon. Ç’e do Imobile Napolin në krahasim me Lacion e tij?

Sfidanti.al