Hysaj, nga ndërrimi “tradhëtar” i De Biait, tek protagonizmi me Napolin

Elseid Hysaj po rikthehet në formën e tij më të mirë dhe këtë e dëshmoi edhe në ndeshjen që Napoli e fitoi 2-1 në transfertën ndaj Udineses. Mbrojtësi shqiptar u bë protagonsit edhe në rastin e golit të dytë.
Heroi i vërtetë për napoletanët ishte Lorenzo Insigne që realizoi dygolësh për të rikthyer skuadrën e tij në rrugën e fitoreve. Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes.

Fillimisht në të 47, Insigne shënon golin e parë, ndërsa dhjetë minuta më vonë edhe të dytin. Ishte Hysaj ai që çoi në zonë një top i cili nuk u largua si duhet nga mbrojtësit dhe Insigne përfitoi për të shënuar 2-0. Perica ngushtoi epërsinë në të 59-n.

Elseid Hysaj provoi që të shënonte edhe golin e parë personal këtë sezon në Serinë A, por përpjekjet e tij dështuan.