Higuaini e ka filluar mbarë sezonin, por ky Gatuzo nuk ..ngopet

Trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo, është i kënaqur me sulmuesin kryesor të Milanit, Gonzalo Hguain, që ka filluar të shënojë gola, por, sifoqoftë, vuri në dukje se ai duhet të përmirësojë diçka. Iguaini shënoi gol kundër Kaljarit javën e kaluar në Serinë A, si edhe në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës kundër ekipit modest Dudelazh. Por, megjithatë, Gatuzo thotë se futbollisti argjentinas duhet të lëvizë më shpejt në zonën kundërshtare të reptësisë:
“Ne të gjithë jemi të kënaqur me fitoret e arritura, sigurisht që edhe Higuaini, por ai duhet të lëvizë më shumë dhe të largohet më shpesh nga pika e bardhë e kundërshtarit, ashtu sikurse bënte, kur luante te Napoli”, vuri në dukje Gatuzo.
Sfidanti.al