Hajde besoje: Zgjati burgun që të bënte fotografi me Totin?!

Një nga futbollistët më të mirë në historinë e futbollit italian, Fançesko Toti, në autobiografinë “Un Kapitano” (Një kapiten) zbulon disa histori mjaft interesante që i kanë ndodhur gjatë karrierës së tij futbollistike.
Si një moment mjaft të veçantë në librin e tij autobiografik, Toti përmend një ndodhi në vitin 2006, kur Italia u shpall kampione bote. Mbas kthimit në Itali, në kuadrin e një aktiviteti humanitar, ishte parashikuar që Toti të vizitonte një burg. Gjithçka shkoi në rregull, por Toti, me këtë rast, mësoi një diçka shumë të veçantë. Një i burgosur i kishte bërë kërkesë drejtorisë së burgut që t’ia shtynte një javë lirimin mbas mbarimit të vuajtjes së dënimit, sepse në këtë burg do të vinte vetë Toti.
Në kërkesën ose lutjen e të burgosurit vihej në dukje se ai dëshironte të qëndronte edhe një javë tjetër në burg, sepse një shans i tillë që të takohej dhe të dilte në fotografi me Françesko Totin jepej një herë në 100 vite!
Sfidanti.al