Gjimshiti nuk pyet për lodhje e Kovid, me Atalantën në çerekfinale të Kupës!

Nëse ka krizë për mjaft lojtarë të kombëtares, qendërmbrojtësi është një garanci. Në një sezon kur po luajnë pak apo aspak të tillë si Strakosha, Berisha, Hysaj, Kumbulla apo Ismajli, në Itali kemi një shqiptar që nuk dorëzohet kurrë. Berat Gjimshiti, një nga mbrojtësit më të mirë të Championsit këtë vit, ishte në fushë për Atalantën që u kualifikua për në çerekfinale të Kupës së Italisë pas fitores 3-1 ndaj Kaljarit. E merituar fitorja në Stadiumin që emrin origjinal e ka “atletët e Italisë”, ndërsa për arsye sponsorizimi quhet “Geuis” (Geëiss). Pasi krijuan katër raste në 4 minuta në pjesën e parë, dhe pasi Gjimshiti rrezikoi me kokë, ishte rusi Mirançuk që shënoi për vendasit. Barazoi papritur Sotil në rastin e parë të Kaljarit (56’), por pa kaluar 5 minuta Muriel rivendosi epërsinë e Atalantës. Llogaritë i mbylli kroati Boshko Shutalo.

Mbrëmjen që Atalanta u kualifikua dhe Reali u eleminua në Spanjë, trajneri bergamask, Gasperini, u pyet për sfidën e Championsit. “Nuk mund ta kemi mendjen tani tek Reali, – tha ai, – nuk mendojmë për Championsin, kemi ende shumë ndeshje për të luajtur. Për ne, kupa është shumë e rëndësishme, nuk e kemi harruar ende finalen e humbur dy vjet më parë me Lacion”.

Sfidanti.al