Gatuzo luftëtar, por Milani pa karakter, si i bëhet me Juven?!

Përballë të voglave, ekipi edhe tregohet trim, kur vjen puna për t’u ndeshur me kundërshtarët e vërtetë, aty nisin problemet. Milani dhe trajneri i tij janë në kontrast të plotë, të paktën lidhur me karakterin, pasi Xhenaro Gatuzo ka qenë gjithnjë një luftëtar, ndërsa lojtarët e tij nuk po arrijnë ta bëjnë. Nesër, skuadra milaneze luan në fushën e Juventusit, normalisht ndeshjen më të vështirë të sezonit, dhe precedentët nuk janë aspak pozitivë.

Milani ka fituar vetëm 1 pikë në 5 duelet me ekipet që janë mbi të në renditje, pra me Juven, Napolin dhe Interin. Kuqezinjtë kanë humbur me Juven në “San Siro”, kanë humbur dy derbit me Interin dhe kanë marrë vetëm 1 pikë ndaj Napolit. Tashmë, konkurrenca për në Champions është shtuar shumë, sepse Atalanta fitoi 4-1 me Bolonjën dhe u afrua në 1 pikë largësi. Nëse milanistët humbin ndaj Juves (gjë, që duket e sigurt nëse torinezët luajnë seriozisht), atëherë pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve bëhet edhe më e pasigurt.

Sfidanti.al