Futbolli italian tregon xhepat e qahet: Kemi humbur 500 milionë euro!

Të vendosur me shpatulla për muri nga “armiku i vogël e i padukshëm” me emrin koronavisur, bosët miliarderë të futbollit italian e kanë humbur toruan. Ndërsa ende nuk është e qartë se kur mund të nisë Seria A dhe ky sport në përgjithësi, presidenti i Federatës, Gravina, lëshon alarmin. “Duhet të mbrojmë 100 mijë punonjës të këtij sektori, – u shpreh ai, – 1.4 milionë lojtarë të federuar dhe 4.7 miliardë të ardhura të faturuara. Që të rikthehemi në jetë do të thotë të luajmë futboll”. Gravina shton duke “treguar xhepat” se futbolli italian ka humbur që tani 500 milionë euro, dhe nëse nuk rifillojnë kampionatet, dëmi do të jetë i pariparueshëm. Presidenti federal mbetet optimist duke thënë se futbolli ka bashkuar Italinë, ka krijuar kohezion dhe emocione të përbashkëta, përveçse është faktor i rëndësishëm ekonomik, ndërsa ka shtuar se koronavirusi nuk ka korrur fitore, pavarësisht dëmeve.

Sfidanti.al