Florenzi kundër Ronaldos: Ka fituar Topin e Artë dhe kujton se mund të bëjë c’të dojë

Sfida e mbrëmjes të së dielës mes Romës dhe Juventus e mbyllur me fitoren 2-0 të verdhekuqve, pati momente polemikash me protagonistë Kristiano Ronaldon dhe Alesandro Florenzin. Portugezi në një moment e ngacmoi për shtatlartësinë futbollistin italian të Romës duke i deklaruar: ‘Je shumë i shkurtër për të folur’ me Florenzin që nuk i pëlqeu aspak kjo gjë dhe vetëm pas pak minutash ndëshkoi Juventusin duke shënuar golin e parë për skuadrën e tij.

Sigurisht e gjithë kjo u zgjidh brenda pak minutave në fushën e lojës me lojtarët që u përqafuan, por bezdia për fjalët e portugezit mbeti te Florenzi që nuk u kursye shumë kur u pyet për këtë episod në përfundim të ndeshjes.

‘Ronaldo ka fituar Topin e Artë dhe menson se ka cdo të drejtë bëjë atë që bëri-tha Florenzi për Roma TV-unë kërkova vetëm të vijoj lojën’

sfidanti.al